Ne nuk kemi të drejta, as ku të ankohemi! Jemi Komb Mazokistësh e Frikacakësh

Ne nuk kemi të drejta, as ku të ankohemi, as të mbrojmë pronën, paratë, vendet e punës, veten!

Jetojmë si në xhungël! Si lepuj, minj, breshka, që me sytë ulur u shmangemi hienave, çakejve, derrave të egër të cilëve iu kërkojmë falje që ekzistojmë!

Me një fjalë jetojmë për të pirë ujë të blerë, marrë frymë ajër të pisët dhe fjetur poshtë jorganit!

Uaa sa mirë që na e bëjnë! Edhe më shumë, edhe më shumë!

Gërryeni plagën mirë, ashtu, sepse kur na dhemb na pëlqen edhe më shumë, jemi mazokista ne!

Po nuk na rrahe, nuk na fyeve, nuk na poshtërove nuk e kuptojmë se ekzistojmë.

Shqiptari trim?

Pash nderin, kur e sheh në kohët e sotme, prej vitesh, e kupton se librat na kanë gënjyer. Ne jemi komb frikacakësh!

Ja shqiptari i sotëm, si këta banorë të mjerë të Zharrës, shkon shtrihet në rrugë mbuluar me çarçafë si indianët në kohën e Nënë Terezës në Indi, në vend të shkojnë në prokurori të depozitojnë një padi kundër X për mosveprim me pasoja shkatërrimin masiv të pronës private, dëmtimin në masë të popullsisë civile dhe të shëndetit të saj, për shkatërrim të mjedisit, si edhe për genocid ndaj popullsisë civile