Në kërkim për drogë, kapet në Fier

Ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për drogë, por prej disa muajsh i fshihej drejtësisë. 26 vjeçari Eri Skënderaj me banim në fshatin Poçem të Mallakastrës, është vënë në prangat e policisë së Fierit për llogari të bluve të Gjirokastrës. Skënderaj në muajin nëntor të 2014-ës është dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me pesë vite burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Megjithatë pavarësisht dënimit të dhënë ndaj tij, ai kishte arritur që ti fshihej drejtësisë, por pas informacioneve të marra nga efektivët e policisë u bë prangosja e tij gjatë ditës së djeshme.