Në Francë, femrat duan të rrisin leshin

Femrat duan të rrisin leshin, në Francë

Përderisa në Shqipëri dhe Ballkan jemi dëshmitarë të një përkujdesie të veçantë ndaj dukjes dhe që pretendohet të ketë për bazë botën perëndimore, duket se pikërisht Franca, referenca e së bukurës, do të përmbysë edhe njëherë qasjen e saj për këtë temë.

Një ueb-serial i dalur në muajin dhjetor  sfidon dhe vë në pikëpyetje pop-kulturën rreth një çështjeje fundamentale :

A duhet femrat të rrisin leshin?

Ueb-seriali françez që mban emrin Poilorama (shq. Lesho-ramë) i krijuar nga HonkyTonk films, 1) vjen me një mesazh moralizues dhe tenton që ti japë fund stereotipeve që imponoi industria e modës dhe të cilat kanë mbajtur peng seksualitetin e femrës, që prej kohës kur imazhi në televizion zuri një vend të rëndësishëm në jetat e njerëzve.

Media e modës dhe gazetaria në lidhje me femrën është e njejta tërë këto vite : femra duhet të jetë e bardhë, që ka blerë qindra çanta dore, që do të vishet dhe që do t’ju ngjajë VIP-ave. Ju thonë “duhet të keni liri” dhe pas asaj : kjo është ajo që duhet të bëni për të qenë gjoja “e lirë”. 2)

Nga ku vjen ky perceptim i gabuar që leshi duhet hequr, dhe si të thyet miti?

Lesho-rama vjen me 10 epizoda ku shpjegon me shumë humor dhe ironi se pse qasja e të hequrit leshin është e gabuar dhe e imponuar.