Në 2017-n, koncert si ai i Vjenës në Tiranë

Në vitin 2017, në Tiranë do të mbahet një koncerti me virtuozin e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili në “Twitter” ka postuar një foto me komentin: “Me virtuozin e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli. 2.1.’17 koncerti i Vienës ekskluzive europiane në Tiranë”.

Doli, më 1 janar të 2015-s në Koncertin e Vjenës përcolli motive dalluese të Shqipërisë, ku gjithçka nisi me kabanë e interpretuar prej tij në violinë. Kështu, më shumë se katër minuta muzikë shqiptare u ndoq në të gjithë botën dhe ishte kjo surpriza e madhe për të gjithë shqiptarët.