Ndocaj sulmon Endri Fugën: Rama të mos ketë frikë nga konkurrimi

Deputeti Eduart Ndocaj, i vetëshpallur si kandidat për kreun e Partisë Socialiste, ishte i pranishem në mbledhjen e disa fidanëve (akacie) anës Rrugës së Kombit në Reps të Mirdites.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zv. Kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetar i Bashkisë Mirdite.

Në fund të aktivitetit, gazetarët i kërkuan z. Nocaj një prononcim në lidhje me kandidimin e tij si kryetar i PS.

“Z. Rama, nëse mendon se fiton, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyjë në garë i barabartë dhe të fitojë kush është më i miri,” tha Ndocaj.

Ndocaj kritikoi drejtuesit lokalë të partië, duke thënë se nuk e ftojnë në aktivitete të rëndësishme që zhvillohen.

“Ky është një naivitet provincial,” tha ai.

“Unë jam deputeti i vetëm i PS që jeton e punon në zonë. Megjithate, kjo problematikë do të ngrihet edhe në forumet e partise,” tha Ndocaj.

“Është Endri Fuga që organizon takime me përfaqësuesit e qeverisë në Mirditë dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk jam njoftuar si deputet i vetëm i PS-së në Lezhë”, tha Ndocaj.