Ndalohen dy të afërmit Gjuta, dyshohen për shpërthimet me tritol

Të dyshuar për ngjarjet e 10 shkurtit, dy persona të afërm mes tyre janë ndaluar nga policiamëngjesin e sotëm. Policia ka ndaluar shtetasit Muhedin Gjutadhe Pajtim Gjuta nga periferia e Tiranës.

Ndalimi është bërë me urdhër te Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë një interviste të dhënë për “News 24”, Selam Gjuta, babai i të ndaluarit Pajtim Gjutaka treguar se policia ka ardhur në orën 01:00 të natës me shumë makina, me maska dhe kanë terrorizuar familjen.