Naim Hasani: Nё Britani realizova ёndrrёn e jetёs sime

Esmeralda Sadikaj

Qё nё fёmijёri dёshironte tё bёhej avokat. I pёlqenin shumё filmat me policё, gjyqe, gjykatёs dhe avokatё e prokurorё. Tё riun, Naim Hasani duke u bazuar nё situatёn qё po kalonte atёherё Shqipёria, prindёrit e bindёn tё hiqte dorё nga kjo ёndёrr. Nisi studimet nё Fakultetin Ekonomik, dega ‘Menaxhim turizmi’ nё Universitetin e Korçёs. Pas mbarimimit tё studimeve nё 1997, i detyruar nga gjendja kaotike nё Shqipёri u largua prej saj.

Zgjodhi tё jetonte pikёrisht nё Mbretёrinё e Bashkuar, pasi zotёronte gjuhёn angleze.‘Kur mbёrrita pёr herё tё parё nё Angli nё Janar tё vitit 1998, shkova tё jetoj nё Forest Gate, nё lindje tё Londrёs. Nё momenin qё zbrita nga treni dhe deri sa mbёrrita nё shtёpi, pashё vetёm pjestarё tё komunitetit Indian dhe asnjё lloj kombёsie tjetёr. Nisa tё dyshoja nёse isha nё Londёr apo diku tjetёr,’ na tregon pёrshtypjet e para Naimi.

Mё vonё, ai kuptoi se kishte arritur nё njё kryeqendёr botёrore, nё njё qytet multikulturor ku pjestarё tё etniciteteve dhe kombёsive tё ndryshme jetojnё nё njё qytet tё madh dhe nё njё harmoni tё plotё. Pёr Naimin, kjo ёshtё njё veçori dhe pasuri pozitive dhe domethёnёse pёr qytetin dhe shtetin ku vazhdon tё jetojё dhe tё punojё si njё qytetar me tё drejta tё barabarta mes tё barabartёve, pavarёsisht origjinёs.

Pas nje viti, qё shёrbeu nё pёrshtatjen me ambjentin, Naimi mendoi tё realizonte ёndrrёn qё e kishte braktisur mё herёt. Kёshtu, nё 1999 vazhdoi studimet nё Universitetin e Londrёs pёr drejtёsi. Pas 8 vitesh studimesh dhe trajnimesh, nё 2007 ai arriti ёndrrёn e tij mё tё madhe qё kishte pasur nё jetё. U bё avokat, zotёronte profesionin qё gjithmonё kishte ёndёrruar, profesionin qё ai e cilёson sa humanitar po aq edhe fisnik.
Ëndrra e tij u bë realitet në vendin që ai e cilëson si strehën e mundësive të pashtershme, por është edhe vendi i përgjegjësive ndaj shtetit dhe respektit ndaj ligjit.

Tani, ka studion ligjore ‘Oliver & Hasani Solicitors’ , njёkohёsisht ёshtё edhe Manaxher Konsulent nё firmёn mё tё madhe tё emigracionit nё Britani ‘Duncan Lewis Solicitors’ nё Harrow on the Hill, London. Naimi ёshtё mbikqyrёs nё kёtё firmё pёr njё numёr tё konsiderueshёm tё avokatёve qё praktikojnё Ligjin e sё drejtёs publike dhe Emigracionit. Falё punёs dhe dedikimit ndaj profesionit, ka arritur tё afirmohet qё nё vitet e para tё karrierёs ligjore

Na tregon pёr punёn e tij nё lidhje me bashkёkombasit e tij. Ka takuar dhe ndihmuar me mijёra shqiptarё nga tё gjitha trevat shqiptare, individ, familje, biznese e shoqata tё ndryshme dhe organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, qё pёrfaqёsojnё komunitetin shqiptar nё Britani dhe nё Europё .Gjithashtu, ka pasur dhe vazhdon tё ketё njё bashkёpunim tё shkёlqyer dhe tё hapur e plotёsisht humanitar e profesional me pёrfaqёsitё diplomatike tё Shqipёrisё dhe Kosovёs nё Londёr.
‘Jam pёrpjekur tё kёshilloj dhe tё zgjidh problemet e shumё familjeve shqiptare, qoft nёpёrmjet fitimit tё lejes sё qёndrimit nё Britani, por edhe pёr problemet qё kanё me femijёt e tyre dhe brezin e ri qё ёshtё lindur dhe rritur kёtu nё Britani.

Unё jam prind vetё dhe e di se ёshtё shumё e vёshtirё tё bёsh njё karrierё nё kёtё vend dhe t’i kushtosh kohёn qё duhet familjes’. Naimi veçon se sfida mё e madhe qё shqiptarёt duhet tё pёrballojnё ёshtё tё ruajnё dhe tё forcojnё identitetin e tyre kombёtar. Sipas tij, duhet pa frikё dhe me krenari tё themi se jemi shqiptarё dhe tё ruajmё e t’ju mёsojmё fёmijёve tanё, gjuhёn shqipe.

Ёshtё krenar qё ёshtё shqiptar dhe ka konsiderata tё larta pёr atdheun. ‘Atdheu ёshtё vendi ku kemi lindur, vendi i tё parёve tanё dhe i fёmijёve tanё. Shpirti im ёshtё i lidhur nё mёnyrё tё pandashme me Shqipёrinё. Kёtё nuk kam asnjё rezervё ta shpreh nё çdo ambjent tё punёs sime. Fakti qё jam avokat dhe qё jam shqiptar, ёshtё njё vlerё nё formimin tim qё mё bёn tё ndihem i lumtur dhe me mё pёrgjegjёsi, pёr t’i shёrbyer kombit tim dhe komunitetit shqiptar nё Britani,’ shprehet avokati.
Duke qenё se ka vite qё jeton dhe punon nё Britani, ai i njeh mirё problemet me tё cilat ёshtё hasur komuniteti shqiptar kёtu, di edhe arritjet dhe zhvillimet e kёtij komuniteti nё njё mjedis tё panjohur dhe krejt tё ri me kultura e tradita tё ndryshme nga Shqipёria. I bёn thirrje tё gjithё shqiptarёve tё Britanisё dhe kudo qё ndodhen tё jemi tё gjithё bashkё, njё komb, njё qёndrim nё çёshtjet madhore qё perballemi, nё ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonё kombёtar.

Tё jemi gjithpёrfshirёs, nёpёrmjet identitetit, punёs, pёrkushtimit dhe integrimit nё kёtё vend qё ёshtё simbol i drejtёsisё, kulturёs, edukimit dhe barazisё para ligjit, pamvarёsisht pёrkatёsisё etnike, fetare dhe nacionalitetit.