Mustafa: Largimin e Jabllanoviçit e bisedova edhe me Vuçiçin

Isa Mustafa është shprehur se largimi i Aleksandër Jabllanoviçit është bërë me koordinim të plotë të klasës politike në Kosovë.

Ai ka thënë se çështjen e ka biseduar edhe me vetë Jabllanoviçin.

“Këtë çështje e kam biseduar edhe me Jabllanoviçin. Edhe ai ka pranuar se ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se çështja e Jabllanoviçit është diskutuar edhe me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiçin.