Mustafa: E padiskutueshme, Trepça e Kosovës

Java e Minatorëve të “Trepçës” ka mbledhur në ditën e fundit të saj përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa tha se për statusin përfundimtar të “Trepçës” do të diskutohet vetëm me minatorët e saj.

“Trepça është e Kosovës dhe lidhur më të nuk do të diskutohet më askënd tjetër, përveç juve minatorëve më të cilët ne do të ulemi dhe do ta definojmë statusin e saj ashtu qysh është më së miri”, ka thënl kreu i qeverisë, citon “Zëri”.

Ndërsa menaxheri i “Trepçës” Ahmet Tmava tha së ky gjigant ende është larg synimeve të tij dhe qytetarëve të Kosovës.

“Zgjidhja e statusit final të ‘Trepçës’ është emergjent, sepse tregon edhe fakti që ‘Trepça’ nga 24 janari nuk ka licencë pune që me gjasë do të vazhdojë edhe një kohë duke na sjellë probleme serioze financiare”, është shprehur Tmava.

Nezir Behrami kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, pasi tregoi për aktivitetet e zhvilluara gjatë “Javës së Minatorëve”, dha edhe kritika për qeveritë e Kosovës pas luftës.

“Java e Minatorëve” shënohet çdo vit për të kujtuar grevën e minatorëve të vitit 1989.