Mirditë, Burri vret aksidentalisht gruan dhe plagos mbesën

Një grua 40-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe një vajzë 18-vjeçare e plagosur, natën e mbrëmshme në Mirditë. Viktima është Prena Marku e cila, nga të dhënat e para thuhet se është vrarë aksidentalisht nga bashkëshorti i saj. Gjithashtu 18 vjeçarja mbesa e autorit është plagosur nga pakujdesia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mirditë rreth mesnatës. Autori i vrasjes është shtetasi Kosovar Ndue Bisaku, i cili pas aksidentit a tentuar të vetvritet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka raportuar se autori i krimit ka shkrepur aksidentalisht armën . E plagosura është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.