Ministrja Kumbaro uron me restaurimin e një Kishe të parestauruar

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka uruar Krishtlindjet me disa foto të Kishës së “restauruar” të Shën Thanasit në Karavasta.

Kumbaro ka postuar disa foto të Kishës së Kuqe e cila sipas ministres është restauruar plotësisht por nga fotot shihet qartë se muret e Kishes janë të rrethuara nga myku dhe nuk shihet ndonjë ndryshim. Për restaurimin e kësja kishe jane investuar 170 milionë lekë të vjetra dhe rezultati është ky që shihni në foto.

“Kremtojmë bashkë me besimtarët myzeqarë e jo vetëm, me deputetin e pashtershëm Erjon Braçe, me Instituti i Monumenteve të Kulturës , dhe inagurojme restaurimin e plote te kësaj kishe të mrekullueshme shqiptare,”- shkruan Kumbaro në facebook.

Mesa duket akoma nuk e kanë të qartë se çfarë do të thotë restaurim, mjafton të shohin Vatikanin që të kuptojnë se si duhet rregulluar një Kishë.