Ministri Zharku priti në takim ambasadoren turke në Kosovë

Në këtë takim u diskutua për projektet e shumta infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti dhe viteve në vijim, si dhe për mundësinë e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në sferën ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren turke Kiliç më hollësisht për projektet infrastrukturore, ato të realizuara, në realizim si dhe për planet e MI-së në të ardhmen deri në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në përgjithësi në vend.

Ambasadorja Kiliç shprehu interesimin e saj për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike në mes dy vendeve, për një zhvillimim të hovshëm ekonomik.