Meta-Thaçit: Të përmirësohet situata e shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë,Menduh Thaçi. Ndërsa vlerësoi angazhimet e gjithë faktorit shqiptar për të shtyrë më tej Maqedoninë drejt proceseve integruese, Meta tha se është e rëndësishme të ecet më shpejt drejt realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht edhe të përmirësimit të situatës ekonomike e sociale të shqiptarëve.

Gjatë takimit, Ilir Meta dhe Menduh Thaçi shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve në Maqedoni, në Shqipëri dhe në rajon.

Meta tha se këto takime tregojnë se marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe faktorëve të rëndësishëm parlamentar në rajon, e konkretisht në Maqedoni, janë gjithnjë e më dinamike.