Mesazhi prekës i Sonila Meços: Shuhet në moshë të re drejtori i INSTAT

Gjergj Filipi, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Statistikave, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Me një CV mbresëlënëse, Filipi la pas dy fëmijë.

Ai ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme të cilën e zbuloi vonë. Gjergji Filipi që prej 24 tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Më parë, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.

Gjegji Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.

Ai ka patur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.

Një nga të parat që ka reaguar në rrjet për vdekjen e tij ka qenë gazetarja Sonila Meço.

“Sonte humba nje nder miqte me te shtrenjte… Prej 24 vitesh kemi perjetuar femijeri e adoleshence, rritjen…

Perjetuam arritjet akademike, shpejt, sic dinte ai, ato profesionale, shpejt si ç’mundte ai, lidhjen me Ilden dhe ardhjen e dy engjejve, me perkushtimin qe ia adhuronim te gjithe…

Ne krye te nje institucioni te rendesishem ne vend mbeti Gjergji i mençur, plot humor e gjithnje me kohen per miqte…

Vrapoi shpejt duke na dhene kenaqesi te gjitheve, femijeve, gruas, prinderve, miqve, por nuk e imagjinonim se do qe i shpejte edhe ne ikje…

Bekim qofte nga lart per ta, per ne…

Do na mungosh Gjergj….i shtrenjti miku yne!!!” shkruan Meço