Mesazhi i Metës për politikën: Konsensus mes palëve, vetëm kështu mund të ecim përpara

I intervistuar nga gazetari Bashkim Hoxha, kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh ndër të tjera për qëndrimin e tij lidhur me reformën në drejtësi.

Në të gjithë bisedën e zhvilluar fjalë dominuese e çdo fjalie të Metës ishte konsensusi. Ai u bëri thirrje palëve politike që të praktikojnë konsensusin pasi vetëm nëpërmjet tij vendi mund të progresojë dhe të çelë negociatat për aderim në Bashkimin Europian.

Edhe për reformën në drejtësi, konsensusin politik kreu i LSI-së e konsideroi si jetik.

Meta komentoi edhe deklaratën e Luan Ramës i cili kritikoi qeverinë, kryeparlamentari e cilësoi qëndrimin e tij si një qëndrim personal dhe jo qëndrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në mesazhin e tij për politikën sërish Meta përdori fjalën konsensus.