Mesazhet e kërcënimit të gazetarit nga Jozefina Topalli

Jozefina Topalli është larguar nga salla e Kuvendit, kur do të miratohej ligji i ri për pronat.
Ai ka publikuar mesazhet kërcënuese që Topalli i ka dërguar një gazetari, pasi ai kishte bërë një lajm se disa banorë po nxirreshin nga shtëpitë, pasi iu kishte dalë pronari.
Ky pronar, sipas Ballës, është Jozefina Topalli.
Në fakt, kërcënimet e Topallit ndaj gazetarit u publikuan në gazeta edhe pak kohë më parë.

SMS-të mes Topallit dhe gazetarit
Topalli: Ti je Mirsadi
Gazetari: Po unë jam.
Topalli: Ke ba nji lajm për mu.
Gazetari: Kam bo një lajm që banorët thonë se ju po i nxirrni nga shtëpitë se jeni pronare e tokës.
Topalli: Për këtë lajm që ke ba do të padis në gjykatë. Do të paguash miliona…
Gazetari: Po pastaj…
Topalli: Do ta tregoj unë ty privatisht se kush jam…
Gazetari: Më vjen keq që më bëhet presion nga një deputete, aq më tepër kur ky presion vjen nga një femër.
Topalli: Me kë tallesh ti.
Gazetari: S’po tallem po flas seriozisht. Unë këtë detyrë kam.