Merkel, sirianëve: Do ndiqni shembullin e shqiptarëve

Përkundër kritikave të shumta nga kundërshtarët, ajo sfidoi gjithsecilin, duke pritur numrin më të madh të refugjatëve në gjithë historinë e Gjermanisë (1.1 milion brenda 2015). Megjithatë, duket se debatat e fuqishme brenda koalicionit dhe afatizimet, kanë sjellë disa alternime të pikëpamjeve të kancelares gjermane, Angela Merkel, 61, CDU.

Gjatë një takimi pranë simpatizantëve të saj në Mecklenburg-Vorpommern, ajo ritheksoi edhe njëherë se refugjatët duhet ta dinë se ndodhen përkohësisht në Gjermani dhe se pas gjetjes së paqes dhe mposhtjes së ISIS, duhet të kthehen mbrapsht në vendlindje (riatdhesohen).

Sipas Konventës së Gjenevës, që është nënshkruar edhe nga Gjermani, secili shtet obligohet të strehojë refugjatët për brenda tre vjetësh.

Shembulli me refugjatët e Kosovës

«Pas përfundimit të Luftërave në Jugosllavi, vitet 90-ta, rreth 70 përqind e refugjatëve të atëhershëm me vetëdëshirë u kthyen mbrapsht në vendlindje,» tha mes tjerash Angela Merkel, duke nënkuptuar këtu kryesisht shqiptarët nga Kosova.

Ajo mbështeti edhe nevojën emergjente të gjetjes së bashkëpunimit më efektiv mes Europës dhe Turqisë. Kjo e fundit duhet ti ndalojë refugjatët që të orientohen drejt Europës.