Merkel bëhet njësh me punëtorët, vesh rrobat e punës në fabrikë

Kancelarja gjermane Angela Merkel të paktën për një ditë është bërë njësh me punëtorët e një fabrike. Gjatë vizitës së saj në fabrikën e “Siemens” në Amberg, qytezë me 40 mijë banorë në veri të Bavarisë, ajo u pa e veshur njëlloj si punëtorët me rrobat e punës. Merkel inspektoi ambientet e fabrikës dhe sektorët e punës, ku në përfundim të vizitës së saj siu dhuratë iu dha një mikro-qark.