Me tren për Korçë: Ja ‘ëndrrat e qeverisë’ deri në 2023-in

Sërish zëri më i dështuar në realizimin e buxhetit ishte ai investimeve publike.

Megjithatë duket se qeveria ka një plan ambicioz për deri në vitin 2023.

Gazeta Panorama ka publikuar listën e projekteve që synon të vërë në jetë kjo qeveri deri në vitin 2023.

Mes tyre është ndërtimi i një hekurudhe deri në Korçë dhe dyfishimi i rrugës nga Fushë-Kruja deri në Shkodër.

Në total bëhet fjalë për 1.8 miliardë euro investime.

Më poshtë janë disa projekte rrugore dhe hekurudhore.

-Dyfishimi në korsi i rrugës nga Fushë Kruja deri në Shkodër- Vlera: 202 milionë euro.

-Ndërtimi i rrguës Thumanë-Kashar (Vorë)- Vlera: 98 milionë euro.

-Ndërtimi i bajpasit të Lezhës- Vlera: 25 milionë euro.

-Ndërtimi i bajpasit të Tiranës- Vlera: 108 milionë euro.

-Dyfishimi i rrugës Milot-Rrëshen- Vlera: 64 milionë euro.

-Rehabilitimi i hekurudhës Durrës-Tiranë dhe ndërtimi i linjës së re Tiranë-Rinas- Vlera: 60 milionë euro.

-Rehabilitimi i hekurudhës Vorë- Hani i Hotit- Vlera: 175 milionë euro.

-Ndërtimi i hekurudhës Pogradec-Korçë- Vlera: 150 milionë euro.

-Rehabilitimi i hekurudhës Durrës-Pogradec-Lin dhe ndërtimi i lidhjeve të reja hekurudhore në kufi me Maqedoninë- Vlera: 173 milionë euro.

-Rindërtimi i Rrugës së Lumit në Vlorë- Vlera: 70 milionë euro.

-Ndërtimi i seksionit të Rrugës së Arbrit- Vlera: 205 milionë euro.