Më pak tregti me jashtë gjatë dhjetorit 2015

Tregtia e jashtme është ulur gjatë dhjetorit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Kështu rezulton nga të dhënat e publikuara sot nga INSTAT-i.

Kështu eksportet kanë rënë me 7.7 për qind, duke sjellë 18 miliardë lekë më pak. Rënie ka pësuar eksporti i materialeve të ndërtimit, metaleve, mineraleve, energjisë dhe lëndës drusore.

E njëjta prirje ka qenë edhe për importet, të cilat gjatë muajit të fundit të vitit që shkoi janë ulur me 2.2 për qind ose 53 miliardë lekë.

Deficiti tregtar është rritur me 0.9 për qind.