Makina përplas për vdekje 5 vjeçaren në Burrel

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në Burrel, teksa ka humbur jetën një vajzë 5 vjeçare. Sa i takon kësaj ngjarje të rëndë, policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, i cili ka përplasur për vdekje 5 vjeçaren.

Në fshatin Klos të Burrelit, një makinë ka përplasur vajzën me inicialet A.G. Mësohet se vajza ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga automjeti. Tashmë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.