Lufta e Parë Botërore / Si u zhdukën 200 mijë serbë në malet shqiptare

Mund të quhet një ekspozitë mirfilli politike kjo që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 17 shtator nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë modeste organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën e serbe, si dhe konsullatën austriake të Shkodrës. Pak para ndjeshjes së dy kombëtareve duket pak paranojake marrëdhënia diplomatike mes vendeve, për shkak të incidentit të njohur tashmë në Serbi. Këtu i shtohet edhe marrëdhënia delikate që ekziston me shekuj mes shqiptarëve dhe serbëve, e sidomos kjo e kohës sonë moderne që lidhet me pavarsinë e Kosovës.

Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historic që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një nga tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje. Ju është gjetur arsyeja e ekspozimit të fotove duke marrë shkas nga organizatorët se kujtohen 100 vjetët e Luftës së Parë Botërore, që në fakt historianët duhet të thonë nëse është kjo historia më interesante dalë nga kjo luftë.

Po megjithatë, bëhet fjalë për tetorin e 1915 në fillimin e luftës së parë botërore kur Mbretëria e Serbisë u sulmua prej ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare. E mbetur pa rrugëdalje ushtria serbe u tërhoq nëpërmjet maleve të Shqipërisë, një ngjarje që në historinë serbe njihet si “Tërheqja e Madhe”. Gjatë marshimit një mujor mijëra ushtarë serbë vdiqën nga i ftohti, uria dhe sëmundjet.

“Historiografia serbe flet për rreth 200 000 serbë të zhdukur në malet dhe moçaletshqiptare. Për shkak të humbjes massive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë ekombit të tyre.

Ekspozita organizohet nre kuaderr tre 100 vjetorit tre Lufters sre Parer Boteroredhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar. Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimerin e 1915 dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, shkruan Tare në njoftimin për mediat.

Më tej ai thotë se në këtë tërheqje tragjike ishte e gjithë familja mbretërore serbe si dhe komandantet e ushtrisë serbe të cilët totalisht të shokuar nga sulmet e ushtrisë gjermane dhe austriake kërkuan shpëtimin në malet shqiptare duke u tërhequr nga portet e Shëngjinit dhe Durrësit. “Një histori e cila nëpërmjet fotove mund të tregojë sadopak një dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë në trojet e Ballkanit”, thotë Tare.