Lufta e Ftohtë: Pikat ku përplaseshin superfuqitë…

Lufta ishte në fund të fundit një përplasje qytetërimesh: kapitalizmi amerikan, përballë social-komunizmit sovjetik.

Për të vërtetuar superioritetin e ideologjisë së tyre – si dhe teknologjisë, fuqisë së armëve dhe fuqisë ekonomiko-politike – SHBA dhe BRSS i hynë garës së armatimit bërthamor.

Në vitin 1952, amerikanët shpërthyen Bombën H, një armë 2500 herë më e fuqishme se sa bomba atomike që kishin hedhur në Hiroshima, por për të mos mbetur pas, sovjetikët ndërtuan të tyren në vitin 1953.

Rivaliteti pothuajse u shndërrua në konflikt bërthamor gjatë krizës së raketave në Kubë, në tetor 1962, kur sovjetikët instaluan raketa në Kubë, vetëm 90 milje larg prej Floridës.

Fatkeqësia u shmang pasi presidenti i BRSS, Hrushov dhe ai amerikan, Kennedy arritën një marrëveshje.

Hapësira ishte një tjetër fushë ku të dy palët garuan. Në vitin 1957, Sputnik u bë i pari satelit artificial i krijuar nga njeriu, që i vinte rrotull botës. Një fitore për sovjetikët.

Por në vitin 1969, astronauti amerikan Neil Armstrong, do të bëhej i pari njeri që vinte këmbë në Hënë.