Lista Serbe ende “në dorë” të Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, IsaMustafa, iu bëri apel përfaqësuesve të Listës Serbe që të kthehen në institucionet e Kosovës. Mustafa u rekomandoi atyre që çështjen e kthimit ta diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe jo me atë të Serbisë.

Pavarësisht kësaj deputetët serbë të Listës Serbe, do të takohen në fundjavë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të marrë instruksione nga ky i fundit, për t’u kthyer në Qeverinë e Kosovës, apo për ta vazhduar bojkotin.