LISTA/ ISHTI propozon heqje licence për 40 subjekte të hidrokarbureve

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bazë të inspektimeve të kryera në subjektet SHA me licencë tregtimi të produkteve hidrokarbure, ka propozuar zyrtarisht revokimin e licencave, të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar nga Ligji Nr. 8450 Dt. 24/02/1999 i ndryshuar, Neni 21, si dhe nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore të përcaktuara nga VKM 114, Dt. 27.01.2009 pika 8 dhe Urdhri i Ministrit Nr.6 Dt. 09.01.2015.

Ligji përcakton se impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm të naftës duhet të jenë me kapacitet të instaluar 500 m3. Për licencën e llojit “C”, kapaciteti depozitues duhet të jetë jo më pak se 50 m3 deri në 1000 mijë m3.

Njësitë e shitjes me pakicë duhet se nuk i kanë respektuar kriteret e depozitimit, ndaj inspektorati i ka kërkuar ministrisë së Energjetikës që të miratojë revokimine  licencave për 40 subjekte në të gjithë vendin. Ja lista:

  Tabela e licencave të propozuara për revokim