Linda Halimi nuk kualifikohet mes 24 më të mirëve të “American Idol”

Këngëtarja nga Kosova Lindita dhe nëna e re beqare, La’Porcha, u përballën për vendin e fundit të mbetur në grupin e 24 konkurentët, të cilët kaluan në fazën tjetër të “American Idol”. Interpretimi i Linda Halimit në skenën e talent show-t të famshëm, elektrizoi publikun. Zgjedhja e hitit të njohur të Jessie J, tregoi dhe njëherë vlerat vokale të shqiptares. Nga ana tjetër, La’Porcha solli një interpretim soul, që fillimisht u duk se nuk pati impaktin e duhur tek juria. Por momenti final, surprizoi jo pak këngëtaren shqiptare, e cila ishte vlerësuar në të shkuarën maksimalisht nga audienca e American Idol. Kantaurtori Chris Rock dha verditktin e juries në favor të La’Porcha. Mes lotësh, Linda Halimi mbylli kapitullin për të qenë idhulli i amerikanëve. Por siç u shpreh më pas, këngëtarja shqiptare, tani është gati të nisë një karrierë me materiale origjinale, në rrugën drejt ëndrrës amerikane.

Video: