Libri më i kërkuar nga politikanët! (Mos u habisni)

Ai është libri më i kërkuar në bibliotekën e Kombeve të Bashkuara. Çdo politikan i lartë e ka lexuar. Nuk është letërsi klasike apo diçka mbi politikat ndërkombëtare. Libri më i kërkuar nga politikanët sipas OKB është “Imuniteti për krerët dhe funksionarët e Shtetit për krimet ndërkombëtare”.

Është shkruajtur nga Ramona Pedretti, ish ­studente në Universitetin e Luzernit. Është një tezë doktorature që shpjegon dhe ilustron llojet e imuniteteve që ekzistojnë për subjekte të caktuara.

“Është padyshim libri më i kërkuar i 2015, edhe më i kërkuar se klasikët e OKB apo dosierët e famshëm”, raporton zyra e shtypit të Bibliotekës së OKB. Por çfarë mund të mësosh nga ky libër? Sipas autores Ramona Pedretti, politikanët mund të njihen me dy llojet e imuniteteve, atë që mbron politikanët nga jurisdiksioni penal i shteteve të huaja, dhe ai që mbron politikanët që veprojnë për llogari të shtetit nga gjykatat e vendeve të tjera.