Libri i rrezikshëm në duar të gabuara

“Ata dëshironin ta zëvendësonin Biblën”, thotë ai duke pëshpëritur në një dhomë të qetë në Bibliotekën Shtetërore Bavareze, eksperti i librave të rralla, Stephan Kellner.

Ai përshkruan sesi nazistët e shndërruan atë një material të shkurtër, të paqartë e të palexueshëm mirë – që ishte pjesërisht memoar, pjesërisht propagandë – në një prej pjesëve qendrore të ideologjisë së Rajhut të Tretë.

Pasi që “Mein Kampf” (Lufta ime) i skaduan të drejtat autoriale – që teorikisht nënkuptonte, se kushdo do të mund ta botonte në Gjermani – një program në “BBC Radio 4” eksploron se çfarë mund të bëjnë autoritetet për një prej librave më famshëm në botë.

Sipas producentit të “Publish or Burn”, që ishte transmetuar për herë të parë në janar të 2015-s, libri vazhdon të mbetet tekst i rrezikshëm. “Historia e Hitlerit është një histori e nënvlerësimit të tij: dhe njerëzit e kanë nënvlerësuar këtë libër”, thotë John Murphy, gjyshi i të cilit e kishte përkthyer versionin e parë në anglisht më 1936…