Letra prekëse e babait të Messit

Jorge Messi, babai i yllit argjentinas, ka shkruar një letër, e publikuar nga “Marca”, ku hap zemrën e tij dhe është krenar për çdo gjë që Lionel ka arritur, bazuar në “një përpjekje të madhe”.

“Ditën që u nis nga Argjentina mori me vete një pasuri ëndrrash dhe iluzionesh, por edhe shumë frikë. Lionelin nuk e pashë të gëzonte në atë udhëtim. Sigurisht, koka e tij kthehej pas vetëm me idenë e njohjes, jo të qëndrimit në Barcelonë. Por, mendoj se edhe ai filloi të ecë me idenë e asaj loje që e donte më shumë se gjithçka tjetër: futbollin. Sot është një realitet që ne kurrë nuk kemi menduar se do ta arrinim, një moment magjik, që ka filluar në vitin 2007 dhe është përforcuar radhazi, vit pas viti. E mrekullueshme, jemi krenarë që je shpallur pesë herë, si lojtari më i mirë në planet, – vazhdon Jorge Messi. – Nga familja jemi shumë krenarë për ty, sepse çdo gjë e more me një përpjekje të madhe, duke lënë mënjanë gjëra të tjera, me vlera shumë. Shpirti dhe aftësia për të kapërcyer pengesat, dëshira e tij për t’u përmirësuar çdo ditë, janë një stimul dhe vlerë e madhe e Lionel për të gjithë ata, që janë të afërt me të,” – përfundon letra emocionale.