Letra prekëse e 18-vjeçares që vdiq nga kanceri: Jini të lumtur

Një adoleshente e cila vdiq nga kanceri la pas një listë të gjatë me gjërat e rëndësishme për të ndihmuar miqtë dhe familjarët e saj për të kaluar momentet e pikëllimit.

Jess Fairclough, 18 vjeç nga Liverpool u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit në vitin 2014 dhe mjekët i thanë që kishte vetëm pak ditë për të jetuar.

305F189C00000578-3407983-image-m-8_1453288869991Pavarësisht se ditët e saj ishin të numëruara ajo gjeti kohën për të bërë një listë, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dhe dëshironte ta bënte para se të vdiste. Tashmë lista e saj ka frymëzuar miqtë që të gjejnë guximin për t’u përballuar me situatat e vështira.

305F18CB00000578-3407983-image-a-4_1453288743630Ajo shkruante: “Këto gjëra në listë na bëjnë të lumtur dhe unë besoj se ky është sekreti i jetës, te jesh i lumtur dhe të bësh gjëra të mira sa më shumë të jetë e mundur”. Jess u sëmur në nëntor të vitit 2014 dhe ajo ndërroi jetë në më pak se një vit nga diagnostikimi.