Leiva largohet nga Liverpooli, nesër zyrtarizohet te kjo skuadër

Mesfushori brazilian nesër do të mbërrijë në Romë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te skuadra e Lazios, pas arritjes së marrëveshjes për 5 milionë funte.

Lucas do të zëvendësojë te Lazios lojtari që ka të njëjtin emër, Lucas Biglian, që i është bashkuar Milanit në vazhdën e shumë përforcimeve këtë verë.

30 vjeçari Leiva është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2007, pas transferimit nga Gremio.

Te Liverpooli, Leiva ka regjistruar 247 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol.