Lehtësohen procedurat për qytetarët që marrin kredi

Bankat në Maqedoni kanë lehtësuar kushtet për kredi për popullatën në tremujorin e fundit të vitit 2014. Por për ndërmarrjet kushtet janë bërë më rigoroze. Të dhënat nga aktiviteti kreditor i bankave për atë tremujor, tregojnë se kërkesa në dy segmentet është rritur.

Sondazhi tregon se ashpërsimi i kushteve rrjedh nga kërkesat më rigoroze për sigurim, të cilat për bankat tani më tremujori i tretë i njëpasnjëshëm janë faktor me ndikim restriktiv ndaj kushteve të përgjithshme kreditore.

Faktorët të cilat ndikojnë ndaj kushteve kreditore janë të lidhura me pritjet për perspektivat e firmave individuale dhe degëve ekonomike si dhe shpenzimet lidhur me pozitën kapitale të bankës. Bankat në sondazh tregojnë për çmimin e zvogëluar të kredive të korporatave i cili është dyfish më i madh.

Te kreditë e popullatës në tremujorin e fundit është vërejtur lehtësim më i madh nga fillimi i vitit veçanërisht te kreditë për shtëpi.