Lecitina nga soja e lidhur me alergjinë

Në industrinë ushqimore lecitinat shfrytëzohen si emulgatorë dhe stabilizatorë, ndërsa fitohen më së shumti nga soja, pastaj vezët, orizi apo nga farat e lulediellit.

Duke marrë parasysh se soja konsiderohet si njëri nga ushqimet që shkakton alergji, gjithmonë ka ekzistuar pyetja nëse personat që janë alergjik në sojë duhet të mos konsumojnë edhe ushqimet tjera që përmbajnë lecitinë.

Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë një studim i shkencëtarëve gjermanë, në të cilin janë analizuar gjashtë lloje të lecitinës nga soja. Rezultatet kanë treguar se lecitina nga soja e pranishme edhe në produktet tjera ushqimorë, nuk është po aq e fuqishme për të shkaktuar alergji siç ndodh gjatë konsumimit të sojës, për këtë arsye rekomandohet që personat të cilët janë alergjikë në sojë, të mos i shmangin ushqimet tjera të cilat përmbajnë lecitinë.