Lansohet zyrtarisht Samsung Galaxy A8 i ri

Pak pasi Samsung lansoi telefonat e rinj si Galaxy A3, A5 dhe A7, ka prezantuar zyrtarisht edhe versionin e ri të Galaxy A8.

Samsung Galaxy A8 i ri vjen me ekran 5.7-inç Super AMOLED dhe me rezolucion Full HD prej 1920×1080 pikselë.

Ky telefon i avancuar punon me procesor e Samsungut, Exynos 5422, dhe posedon 2 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net.

Specifikat tjera që përfshin ky telefon, janë: sistemin operativ Android 5.1 Lollipop, baterinë prej 3050 mAh, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë.

Samsung Galaxy A8 i lansuar në Japoni është në dispozicion me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe ngjyrë ari.