Unai Emery mund të largohet nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germain.
Drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me lojën e skuadrës nga Parc des Princes dhe Emery mund ta pësojë me largim nga posti.
Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez ka identifikuar trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri si pasardhës të tij.
Allegri ka thënë se është i lumtur në Torino.
Por, ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në klub përtej këtij sezoni.