Lajthitjet e Edi Ramës

Emir  Progonati

Edi Rama ka filluar  fushatën jo për  zgjedhjet por për Reformën në Drejtësi të cilën ai e dëshiron përpara zgjedhjeve, duke injoruar kështu protestën e PD dhe ato të Zharzës.

Edi Rama  shprehet:

“Habitem kur thonë se vetingun e do ky që po liron kriminelët, ata i lirojnë gjykatësit, vetingu është që gjykatësit të japin llogari dhe këtë nuk e japin para selisë së PS, por para komisionit që vëzhgohen nga SHBA e BE që nuk e lënë komisionin të çmendet.”

 

Me këtë retorikë  Edi Rama po shpreh deshpërim të madh për kalimin e një reforme që ai vetë e ka premtuar për të ushtruar kontroll mbi gjyqësorin . Por ajo që thotë Edi Rama është në të njëjtën kohë mënyra më djallëzore për të futur në lojën e tij SHBA dhe BE si “xhelatët” përpara të cilëve  do jepet llogari.

Dy problem ka këtu.

E para, Edi Rama e dorëzon institucionalisht drejtësinë ndaj dy entiteve nderkombëtare  duke i kaluar atyre sovraitetin ligjor, ku pa-aftësia e politikanëve për të krijuar shtet na çoi në këtë derexhe.

E dyta, jo kaq shpejt Edi, pa kaluar reforma, konstitucinalisht as BE as SHBA nuk kanë fuqi ligjore të ushtrojnë juridiksion mbi gjykatat, pavarësisht se sat ë korruptuar janë gjykatësit.

Kjo është një lojë e ndyrë që të gjitha palët janë hutuar dhe duan të mbijetojnë në lojën politike.