LAJMI I FUNDIT/ Denoncoi mosfunksionim e mamografisë, mjekut i digjet makina

Në orët e para të ditës së sotme, mjekut Egli Veliu i kanë djegur makinën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe mjeti “Opel Vectra” që I përkety mjekut ka shpërthyet në flakë.

Burime zyrtare bëjne me dije se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm për shkak se vetëm para disa ditësh ai ka bërë denoncimin e mosfunksionimit të mamografisë.

Djegia e makinës mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”, ndërkohë që mjeku ka bërë edhe denoncimin dhe policia ka nisur hetimet.