Kushti për lirinë është qytetaria

Nga Roger Scruton

-Si të jesh i djathtë

Liberalizmi lindi nga reflektime shekullore mbi çfarë është e domosdoshme në qoftë se njerëzit do të qeverisen nga të rënët dakord, si dhe nga nënshtrimi i vullnetshëm ndaj ligjit të bërë nga të tjerë njerëz dhe jo nga ligji i Zotit. Një shoqëri e qeverisur nga të rënit dakord nuk lind domosdo nga një kontratë sociale, qoftë ajo e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar…

Parimi i gabimit, sipas të cilit gabimbërësi duhet të kompensojë viktimën; parimi i kontratës sipas së cilës ai që thyen kontratën duhet të kompensojë tjetrin për humbjen që shkakton kjo thyerje; parimi i equity-së, ku ai që kërkon që të zbriten borxhet apo detyrimet e tjera nga vlera e një aseti duhet ta bëjë edhe vetë këtë gjë- të gjitha këto parime merren të mirëqena për shkak të marrëveshjeve të lira.

Një demokraci moderne është detyrimisht një shoqëri të huajsh. Dhe demokracia e suksesshme është ajo ku të huajt janë të përfshirë qartësisht në rrjetin e detyrimit. Qytetaria përfshin mekanizmin për të njohur dhe vepruar mbi detyrimet ndaj atyre që ne nuk i njohim. Ajo iu mundëson të huajve të qëndrojnë krah për krah kundër autoritaritetit dhe të pohojë të drejtat e tyre të përbashkëta.

Në kapitullin e fundit, për këtë arsye, unë do t’iu rikthehem këtyre të mirave, me qëllim që të tregoj se pse ato nuk kanë vend në jetën e homo economicus-it. Për të gjithë sensin e mirë që gjendet në zemër të këtij argumenti, megjithatë, më duket se duhet të hezitojmë përpara se të pranojmë se dallimi midis dëshirave të vërteta dhe atyre të rrejshme, që i përkasin jetës morale dhe që të gjithë prindërit e kanë për detyrë t’ua mësojnë fëmijëve të tyre, kërcënohet nga ekonomia e tregut. Tregjet i nxjerrin gjërat në shitje-kjo është e vërtetë. Por vendimi për t’i vënë gardh gjërave që nuk janë në shitje është i yni, vendim që bëhet me ligj kur marrëveshja nuk ka ndodhur. Duke pranuar se nuk ka alternativë ndaj ekonomisë së tregut, e vetmja pyetje është si të mbajmë jashtë saj gjërat nuk janë për t’u shitur. Kjo nuk është vetëm një pyetje politike. Ajo përfshin arsimin, edukimin, zakonet, kulturën dhe veprimtarinë e shoqërisë civile si edhe vendimet e parlamentit. Ne nuk mund të ikim nga “shndërrimi në mall” i jetës që prosperiteti sjell natyrshëm tek ne. Por ne mund të përpiqemi ta disiplinojmë atë përmes shijes së mirë, dashurisë për të bukurën dhe sensit të decorum-it. Këto gjëra të mira nuk vijnë tek ne përmes politikës: sigurisht jo përmes një politike socialiste apo liberale. Është e kotë shohim për mjekim politik ndaj të keqes të cilën mund ta përballim vetëm në qoftë se ne marrim avantazhin e kohezionit social që varet nga ana e tij nga tregjet. Duke parë pas tek nacionalizmi dhe tek socializmi, siç unë i përshkrova në kapitujt e mëparshëm, ne duhet të pranojmë se format e tyre më të këqija lindin kur partizanët e tyre shohin tek to për të gjetur të barasvlefshmin e besimit fetar-një nënshtrim absolut që do të zhdukë çdo lloj dyshimi, do të kërkojë sakrificë totale dhe do të ofrojë shpërblimin si këmbim. Gjenet një lloj alternative e tillë tek mbretëria e mallrave të cilën po e kërkojnë marksistët e kohëve të sotme. Për çfarë, pas së gjithash, shërben mjekimi për fetishizmin, në qoftë se nuk është “feja e vërtetë” ajo që vendos transcendencën e panjohshme në vend të idhullit të perceptueshëm? Është pikërisht kjo pika në të cilën ne duhet të pranojmë vlerën e madhe të liberalizmit, që, prej lindjes së tij gjatë i luminizmit, është përpjekur të na impresionojë me dallimin radikal midis rendit fetar dhe atij politik dhe nevojës për të ndërtuar artin e qeverisë pa u varur nga ligjet e Zotit.

E vërteta e liberalizmit

Fjala “liberal”ka ndryshuar kuptim shumë herë. Tani në Amerikë përdoret për të shënjuar ata që do të përshkruheshin si “në të majtë” në terma europianë- njerëz që besojnë se shteti duhet të përdorë pushtetin dhe burimet e tij për të barazuar fatet e qytetarëve të tij dhe që pranon një rol më të madh për shtetin në ekonomi dhe në rregullimin e jetës së zakonshme shumë më tepër sesa do të pranonin natyrshëm konservatorët. Por ky përdorim i termit “liberal” është virtualisht e kundërta e përdorimit të tij gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë kur partitë liberale vendosën të përhapin mesazhin se rendi politik ekziston për të garantuar lirinë individuale dhe autoriteti dhe shtrëngimi mund të justifikohen vetëm në qoftë se liria i kërkon ato. Në këtë kapitull unë dua të shpalos të vërtetën mbi liberalizmin, të përftuar në këtë mënyrë, si filozofia që supozon se liria e individit është një nga qëllimet, ndoshta qëllimi parësor, i qeverisë, dhe duke ndjekur këtë qëllim dallon format politike nga format fetare të rendit shoqëror. Forma fetare e rendit shoqëror është vënë para nesh në biblën hebraike dhe në Kuran: ajo është një rend në të cilin ligjet mbështeten në shkrimet hyjnore dhe zyrat tokësore ngrihen si delegim nga Hyjnia. Parë nga jashtë, fetë janë përkufizuar nga komunitetet që i adoptojnë ato, dhe funksioni i tyre është t’i bëjë këto komunitete bashkë, t’i sigurojë ato nga goditjet nga jashtë dhe t’u garantojë kursin e riprodhimit. Një fe është e themeluar mbi përkushtimin, që është zakoni i nënshtrimit ndaj urdhëresave hyjnore. Ky zakon, sapo instalohet, mbështet të gjitha betimet dhe zotimet, i jep shenjtëri martesës dhe vlerëson sakrificat që janë të nevojshme si në luftë dhe në paqe. Kësisoj, komunitetet me fe të përbashkët kanë një avantazh në luftën për tokë dhe të gjitha territoret me ngulime në planetin tonë janë vende ku disa fe dominuese u pozicionuan dhe mbrojtën kredon e tyre. Kjo është historia që tregohet në Testamentin e Vjetër. Rendi politik, në të kundërt, është ai në të cilin një komunitet qeveriset nga ligjet e bëra nga njeriu dhe nga vendimet njerëzore pa referencë tek urdhëresat hyjnore. Feja është një gjendje statike; politika një proces dinamik. Ndërsa feja nënshtrim pa diskutim, procesi politik ofron pjesëmarrje, diskutime dhe ligj bërje të themeluar mbi dakordësinë. Kështu ka qenë në traditën perëndimore, dhe kjo traditë është ruajtur gjerësisht në sajë të liberalizmit, përballë tundimit konstant, të cilin ne e shohim në formën më të vrazhdë mes islamikëve sot, për të hequr dorë nga detyra e vështirë e kompromisit dhe të gjejmë strehë tek një regjim urdhëresash të padiskutueshme. Përballja midis fesë dhe politikës nuk është në vetvete një gjë moderne. Këtë ne dimë jo vetëm nga bible por edhe nga tragjeditë greke gjithashtu. Aksioni i Antigonës së Sofokliut gjendet në mes të konfliktit midis rendit politik të përfaqësuar dhe të mbështetur nga Kreoni dhe detyrës fetare në personin e Antigonës. E para është publike, që përfshin të gjithë komunitetin; e dyta është private, përfshin vetëm Antigonën. Kësisoj, konflikti nuk mund të zgjidhet. Interesi publik nuk ka lidhje me vendimin e Antigonës për të varrosur vëllanë e vdekur ndërsa detyra e caktuar nga një urdhëresë hyjnore për Antigonën nuk mund jetë arsye për Kreonin për të vënë në rrezik shtetin. Një konflikt të ngjashëm kemi edhe tek “Orestia” e Eskilit, në të cilën një varg vrasjesh fetare, që fillojnë me ritualin e sakrifikimit të së bijës nga Agamemnoni çon në fund tek persekutimi i tmerrshëm i Orestit nga furiet. Zotat iu kërkojnë vrasësve; zotat gjithashtu i ndëshkojnë ata. Feja është në shtëpinë Atreut, por në dilema të cilat ajo nuk i zgjidh. Zgjidhja vjen në fund vetëm kur gjykimi i kalon qytetit, të personifikuar tek Athinaja. Në rendin politik, ne drejtohemi të kuptojmë, drejtësia zëvendëson hakmarrjen dhe zgjidhjet e negociuara shfuqizojnë urdhëresat absolute. Mesazhi i “Orestias” tingëllon shekujve deri në qytetërimin perëndimor: paqja sigurohet nëpërmjet politikës dhe jo nëpërmjet fesë. Hakmarrja është e imja, thotë Zoti; por drejtësia thotë qyteti, është e imja. Tragjedianët grekë shkruan në fillim të qytetërimit perëndimor. Por bota e tyre është e pandërprerë me tonën. Ligji është ligji i qytetit, në të cilin vendimet politike merren me diskutime, pjesëmarrje dhe mendim ndryshe. Filozofia politike filloi në kontekstin e qytet-shtetit grek. Aty u diskutua nga Platoni dhe Aristoteli në terma që janë sot çështje të mëdha të drejtësisë, autoritetit dhe kushtetutës. Liberalizmi lindi nga reflektime shekullore mbi çfarë është e domosdoshme në qoftë se njerëzit do të qeverisen nga të rënët dakord, si edhe nga nënshtrimi i vullnetshëm ndaj ligjit të bërë nga të tjerë njerëz dhe jo nga ligji i Zotit. Një shoqëri e qeverisur nga të rënit dakord nuk lind domosdo nga një kontratë sociale, qoftë ajo e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar. Kjo është një shoqëri në të cilën marrëveshjet mes qytetarëve dhe midis qytetarëve dhe atyre në autoritet janë konsensuale në atë mënyrë që janë konsensuale gjërat e përditshme, lojërat e futbollit, ngjarjet teatrore apo vaktet familjare. Siç e bëri të qartë Adam Smith, rendi mund të shfaqet prej marrëveshjeve konsensuale. Por ai shfaqet “nga një dorë e padukshme” dhe jo si rregull, për shkak se dikush e ka imponuar atë. Në kapitullin e mëparshëm unë përmenda mbrojtjen e Hayek-ut për common law-në të shfaqur në Ligji, Legjislacioni dhe Liria, në të cilin ai argumenton se ligji gjithashtu lind prej transaksioneve tona të lira jo për shkak se ai na është imponuar, por për shkak se ai është i nënkuptuar në marrëveshjet tona. Common law përmbledh atë që qeniet e arsyeshme e hamendësojnë, pavarësisht nëse kjo bëhet qartësisht apo nënkuptueshëm, kur ato hyjnë në transaksione të lira. Parimi i gabimit, sipas të cilit gabimbërësi duhet të kompensojë viktimën; parimi i kontratës sipas së cilës ai që thyen kontratën duhet të kompensojë tjetrin për humbjen që shkakton kjo thyerje; parimi i equity-së, ku ai që kërkon që të zbriten borxhet apo detyrimet e tjera nga vlera e një aseti duhet ta bëjë edhe vetë këtë gjë- të gjitha këto parime merren të mirëqena për shkak të marrëveshjeve të lira. Nga Common law lind aplikimi i tyre në raste të veçanta, duke çuar në rregulla dhe norma përmes së cilave ne, qeniet e lira dhe llogaridhënëse, mund të negociojmë pozicionin tonë në një botë të huajsh. Një rend konsensual është një rend në të cilin vendimet me të cilat marrëdhëniet tona me të tjerë varen janë marrë lirisht, me përjashtim të emergjencave. Vendimet janë të lira, secili nga ne e hap rrugën e tij në jetë përmes negociatave, duke luajtur kartat e tij sipas gjykimit të tij më të mirë dhe pa shtrëngim nga të tjerët. Liberalizmi tradicional është pikëpamja se një shoqëri e tillë është e mundur vetëm në qoftë se anëtarët individualë kanë sovranitet mbi jetët e tyre – që do të thotë të jenë të lirë japin dhe të mos japin dakordësi në varësi të marrëdhënies që iu propozohet atyre. Sovraniteti individual ekziston vetëm atje ku shteti garanton të drejtat si ajo e jetës dhe pronës, duke i mbrojtur qytetarët nga sulmet dhe shtrëngimi prej të tjerëve, përfshirë sulmin dhe shtrëngimin nga shteti. Në diskutimin e këtyre çështjeve është e zakonshme të bëhet një dallim mes subjektit dhe qytetarit. Që të dy, subjekti dhe qytetari janë nën një detyrim për t’u bindur ndaj ligjit dhe shtetit që i bën të zbatueshme ato. Por ndërsa bindja e subjekteve është e pakualifikuar dhe e kërkuar nga shteti pa ofruar terma në shkëmbim, bindja e qytetarit është kushtore në respekt të sovranitetit të tij. Qytetaria është kushti që njerëzit të jetojnë në një shoqëri konsensuale individësh sovranë. Kjo është një arritje e çmuar e qytetërimit perëndimor, e pavëzhguar gjithandej në botë sot, e keqkuptuar gjerësisht nga islamikët, që shohin një formë bindjeje perfekte dhe jo të diskutueshme ndaj ligjit të zbritur nga Zoti, nga ana e subjekteve që kanë hequr dorë përgjithnjë nga liria për të pasur një mendim ndryshe. Një demokraci moderne është detyrimisht një shoqëri të huajsh. Dhe demokracia e suksesshme është ajo ku të huajt janë të përfshirë qartësisht në rrjetin e detyrimit. Qytetaria përfshin mekanizmin për të njohur dhe vepruar mbi detyrimet ndaj atyre që ne nuk i njohim. Ajo iu mundëson të huajve të qëndrojnë krah për krah kundër autoritaritetit dhe të pohojnë të drejtat e tyre të përbashkëta. Kësisoj, ajo prodhon një mburojë kundër shtypjes dhe një jehonë të zërit ndryshe. Pa këtë trajektore nuk ka një pikë shkarkimi për opozitën përveç konspiracionit për të rrëzuar pushtetin në fuqi. Këto mendime feksin që në dokumentin e Habeas Corpus. Demokracitë perëndimore nuk krijojnë virtytin e qytetarisë; në të kundërt ato rriten nga ajo. Asgjë nuk është më e dukshme tek Federalisti sesa shpirti publik që ai e vë në punë, në opozitë me fraksionet, grupet dhe skemat private. Siç e ka thënë Madison, zgjedhjet demokratike nuk janë të mjaftueshme për të tejkaluar fraksionet ose për të ngjizur një sens të vërtetë të përgjegjshmërisë publike në zemrat e atyre që janë zgjedhur. Vetëm në një republikë- një sistem përfaqësimi zyrash i mbushur nga qytetarë të mbajtur përgjegjës ndaj atyre që i zgjodhën ata – patriotizmi i vërtetë do të gjallërojë punën e pushtetit.