Kushtetuesja pezullon ligjin e Tatimeve për gjobitjen e bizneseve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e ligjit për procedurat tatimore, që sanksiononte gjoba falimentuese për bizneset,dhe që  u dërgua në Kushtetuese nga Shoqata e Tregtarëve dhe Shoqëria civile.

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e saj këtë të mërkurë në faqen zyrtare të internetit ku njofton pezullimin e zbatimit të lijgit nr99/2015, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Ligji për gjobat e tatimorëve do të jetë i pezulluar deri sa të përfundojë shqyrtimi i çështjes dhe të merret vendim. Ndërkohë shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut kërkon që ky ligj të shpallet antikushtetues, kërkesë kjo e demonstruar dhe në protestën e mbajtur më 12 nëntor ditën e hyrjes në fuqi të penaliteteve.