Kupa e Gjermanisë, Bayern në çerekfinale, eliminohet Gladbach

Bayern Munich i ka mjaftuar një super gol nga Xabi Alonso për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur 1-0 Darmstadt.

Edhe pse ishte një ndeshje kupe, Guardiola hodhi në fushën e lojës formacionin më të mirë, duke i kushtuar rëndësi maksimale këtij takimi.

Bavarezët e dominuan totalisht ndeshjen, por arritët të realizojnë vetëm një gol, megjithatë janë ata që fituan të drejtën për të qenë në fazën e ardhshme të kupës.

Mbrëmjen e së martës u luajtën edhe tre ndeshje të tjera të Kupës së Gjermanisë, ku Aue u eliminua nga Heidenheim, të cilët fituan 0-2. Monchengladbach edhe pse luante në stadiumin e saj u eliminua nga Werder, që fitoi me rezultatin 4-3.

Në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë kaloi edhe Leverkusen që fitoi lehtësisht në fushën e Unterhaching.