Kupa e Botës, Tirana ndizet nga emocionet

Luhet ndeshja e parë, por qindra tifozë grumbullohen nëpër vende të ndryshme dhe në turma të organizuara, për të shijuar botërorin bashkarisht

Botërori ka ndezur edhe Tiranën. Në shumë sheshe dhe lokale kryesore në kryeqytet, janë mbledhur turma të mëdha me tifozë, që kanë vendosur ta ndjekin ndeshjen çelëse të veprimtarisë, Brazil-Kroaci, në projektoret gjigantë të vendosur enkas për Kupën e Botës.
Vendi që do të mbledhë më shumë tifozë, është padyshim rruga “Murat Toptani”, e njohur ndryshe edhe si pedonalja e kryeqytetit, ku janë vendosur shumë tavolia dhe një ekran gjigant.
Vetëm në këtë sektor, mund të mblidhen qindra tifozë, të cilët do të shijojnë thuajse si në një stadium, ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës.
Shumë të frekuentuar janë baret e hapura, një vend ideal për të shmangur edhe vapënn e kësaj vere.
Sidoqoftë sot është vetëm ndeshja e parë, janë edhe 63 të tjera më pas, të cilat do t’i japin edhe më shumë jetë kryeqytetit.