Krimet që tronditën vitin 2015!

Viti që sapo u mbyll do të mbahet mend gjatë në librat e historisë së krimit, apo manualet policore të hetimit në Shqipëri për format e reja të sofistikuara të krimit të shfaqura. Trafikimi i drogës me avionë, shumë i përfolur vite më parë si dhe grabitja dhe sulmi ndaj bankave të nivelit të dytë me dëme të përmasave në disa milionë euro. Për herë të parë pas shumë vitesh dy deputetë u arrestuan ndërsa u kap sasia më e madhe e drogës e bllokuar nga policia shqiptare ndonjëherë. Familja e ministrit të Brendshëm u bë preh e sulmeve, ndërsa policia u godit në dy raste, ku mbetën të vrarë dy efektivë policie.

Vlorë 2 janar
Vritet vajza dhe kushëriri saj
Refuzoi lidhjen me autorin e dyshuar të krimit
Viti i 2015 nisi me një krim të dyfishtë në Vlorë. Me 2 janar
një vajzë një 21-vjeçare dhe kushëriri i saj u vranë me armë zjarri ndërsa ndodheshin në ambientet e një pastiçerie. Paola Bishaj dhe Parid Velaj, të dy nga qyteti i Vlorës, u vranë ndërsa i plagosur mbeti Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares. Policia e qytetit bregdetar mundi të vë në pranga 28-vjeçarin Ervis Lulushi dhe sekuestri armën e krimit. Shkak për këtë tragjedi, dyshohet se qe refuzimi i vajzës për t’u lidhur me autorin.

Tiranë 5 janar
Një person mbeti i vdekur katër u plagosën në dy atentate që tronditën kryeqytetin në orët e mbrëmjes të së hënës, së pesë janarit në dy ngjarje të ndryshme. Atentati i parë ndodhi në Rrugën e Kavajës ku pas shkëmbimit të zjarrit i vra Arianit Sterjo i njohur me Artur Baze. Të plagosur mbetën Pajtim Seriani dhe Roland Meta, ky i fundit efektiv policie. Meta u arrestua nga policia për vrasje me dashje, por më vonë ai u la i lirë.  Në atentatin e dytë në Qafë-Kashar, u plagosën Emiljano Shullazi e miku i tij Gilmando Dani. Vetura me të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri automatiku, nga persona ende të paidentifikuar. Ende sot ngjarja mbeti pa autor.

13 janar
Krimi për dashurinë, ngjarjes së ndodhur ditën e dytë të vitit në Vlorë, tronditi Kuçovën. Klaus Sakolli, duke u gdhirë data 13 janar, shkoi në shtëpinë e të dashurës tij 22-vjeçares, Denisa Demaj, familja e së cilës refuzonte këtë lidhje.
Pasi kjo e fundit i hapi telefonin, ai hyri në banesë dhe më pas në dhomën ku ndodhej vajza 22 vjeçare më të vëllanë dhe qëlloi me brëshëri automatiku. Vajza vdiq në spital ndërsa i vëllai mori plagë të rënda nga të shtënat. Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.

14 janar 2015 – “Xibraka”
Një superoperacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it, EUROPOL-it dhe policisë gjermane, çoi në shkatërrimin e një laboratori të përpunimit të drogës në Labinot-Fushë në Elbasan, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë. Operacioni shkaktoi akuza mes pozitës dhe opozitës. Një ditë pas operacionit, ministri i Brendshëm përgëzoi efektivët e policisë për operacionin.

Policia bllokoi më shumë se 121 kg kokainë dhe arrestoi 11 persona në flagrancë, mes tyre edhe Ermal Hoxhën, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha si dhe dy kolumbianë që përgatisnin kokainën në laborator. Policia arrestoi të dyshuar si organizator i grupit, Ilir Hysenin ndërsa si bashkëpunëtore e tij e ngushtë, u shpall në kërkim Pranvera Ebeling (Aga). Po ashtu policia shpalli në kërkim, edhe persona të tjerë ndër të cilët një kolumbian si dhe Genci Xhixhën. Ai dyshohet se ishte direkt koka e organizatës së bashku me Ermal Hoxhën dhe Ilir Hysenin, që importonin kokainë nga Amerika Latine me destinacion Gjermaninë.

Të arrestuar
Saimir Sadik Batku, 43 vjeç, nga Tirana
Fatmir Xhemal Hoxha, 48 vje, nga Tirana
Ermal Ilir Hoxha, 40 vjeç, nga Tirana
Ilir Skender Hyseni, 47 vjeç, nga Tirana
Kastriot Haxhi Imeri, 47 vjeç, nga Tirana
Gentjan Hasan Gjonaj, 43 vjeç, nga Vlora
Arjan Zeni Dalipi, 50 vjeç, nga Elbasani
Kelment Zeni Dalipi,45 vjeç, nga Elbasani
Egest Dankësi, 27 vjeç, nga Elbasani
Cezar Adolfo Avila, 67 vjeç kolumbian,
Valter Moren Juan Moreno, 42 vjeç kolumbian

Në kërkim
Pranvera Ebeling (Aga)
Genci Xhixha 40 vjeç dyshohet se fshihet në kolumbi

Sekuestruar

121 kg kokainë
400 mijë euro
1 armë zjarri automatik model 56.
1 armë zjarri Revolver me mulli.
1 pistoletë 9 mm.
3 arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
6 automjete të tipeve të ndryshme.
Një makineri vakumi e cilësisë së lartë
Një peshore elektronike.
25 aparate telefoni celulare.

10 Shkurt 2015 – Shpërthime tritoli në Tiranë
Tirana u zgjua mëngjesin e 10 shkurtit në zhurmën e dy shpërthimeve, ndërsa një i tretë dështoi të shpërthente. Atentati i parë dhe më i rëndë ndodhi në objektin që përdoret si farmaci nga babai i Ministrit të Brendshëm Sajmir. Në shënjestër të këtij sulmi ishin farmacia e Bashkim Tahiri, babait të ministrit të Punëve të Brendshme si dhe banesa e oficerit A. Numani, shefi i Krimeve të Rënda në Korçë. Vetëm 1 orë e gjysmë më pas, rreth orës 06:15 policia arriti të zbulonte dy kallëpe tritoli të lidhura për shpërthim të telekomanduar pranë një stacioni autobusi. Hetimet e mëvonshme zbuluan se atentatet ndaj ministrit të Brendshëm lidheshin me familjen Gjuta. Shkak për krimin dyshohet se është bërë fakti se Ministri i Brendshëm kishte ngritur shqetësim disa herë emrin e Gjutës si person i pandëshkuar nga drejtësia.

4 mars 2015 – Atentat te Komuna e Parisit
Një person mbeti i plagosur rëndë, mbrëmjen e 4 marsit, kur automjeti i tij shpërtheu në ecje në zonën e Komunës së Parisit. Artan Prenga 35 vjeç nga Mirdita banues në Tiranë, mori plagë të rënda ndërsa ngjarja dyshohet se kishte lidhje me hakmarrje. Prenga po lëvizte në rrugicën pranë stadiumit “Selman Stermasi” kur automjeti tip “Mercedes Benz” ML, me targa AA 948 AF është shpërtheu me 300 gr ekzploziv. I plagosuri njihej si person i skeduar edhe në Itali, ndërkohë që në Tiranë kishte në zotërim një bar-kafe, pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

10 mars 2015
Emigranti rom vret ish- gruan vjehrrën dhe veten
Një vrasje e trefishtë brenda familjes tronditi kryeqytetin mëngjesin e të 10 marsit, kur një emigrant rom, vrau ish- gruan nënën e saj dhe veten. Emiljano Rustemi 32 vjeç vrau me kallashnikov bashkëshorten Izaura Rustemi 28 vjeç dhe më pas vjehrrën e tij Ëngjëllushe Shaqiri 65 vjeç. Pas kësaj autori i dha fund edhe jetës së tij. Nga hetimet dyshohet se motivi i vrasjes është mosmarveshje mes çiftit për shkak të kërkesës së gruas për divorc.

Të vrarë
– Ëngjëllushe Shaqiri 65 vjec,
– Izaura Rustemi (e bija) 28 vjec
– Emiljano Rustemi 32 vjeç ( i vetëvrarë)

26 Mars – Dy deputetë në pranga
Ky është momenti kur procesverbali me vendimin e Parlamentit i hapi dritën jeshile Prokurorisë, t’i kërkonte policisë ekzekutimin e arrestit dhe kontrollit të banesave të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, për akuzat e kallëzimit të rremë, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Vendimi i Kuvendit ishte fundi i hetimit të prokurorisë nisur që në muajin janar, për atentatin në të cilin akuzohej edhe Durim Bami nga Nikla e Krujës.

Forcat policisë shkuan fillimisht në një nga bizneset familjare të deputetit Frroku në zonën e Kombinatit.  Rreth orës 16:00 policia mbërrin edhe në shtëpinë e Tom Doshit. Pas veprimeve të policisë, Doshi u prangos dhe u transferua në policinë e Tiranës.

30 mars 2015
Arrestohet Artan Bajraktari dhe Loreta Alla
Shefi i Zyrës së Interpol Tiranës, Artan Bajraktari, me gradën Drejtues i Parë si dhe specialistja operatore, po në këtë zyrë, Loreta Alla, u arrestuan të hënën e 30 marsit të akuzuar, për fshehjen e informacioneve dhe urdhër arrestit në ngarkim Mark Frrokut, i dyshuar për vrasje në Belgjikë. Arresti u shua tërësisht menjëherë nga Gjykata që cilësoi të paligjshëm arrestin e Bajraktarit dhe Allës, duke lënë të lirë ata. Më vonë argumentoi se në këtë rast nuk kishte asnjë vepër penale.

31 mars – Dorëhiet kryepolici Didi
Pas të ashtuquajturit skandal të vonesës së urdhër arrestit për fshehjen e urdhër arrestit të Belgjikës për Mark Frrokun, ish- kreu i Policisë Didi dha dorëheqjen, duke cilësuar veten përgjegjës. Largimi i Didit shkaktoi debate në politikë. Ministri i Brendshëm Sajmir e cilësoi dorëheqjen si akt dinjiteti dhe morali, ndërsa opozita e quajti si viktimë të luftës mafioze në qeveri. Ish- kreu i Policisë së Shtetit tashmë deputet i PS-së Pjerin Ndreu, e cilësoi Didin si viktimë të llumit politik të PD-së. Në vend të Didit, Rama emëroi Haki Çakon.

17 prill
Zbardhen tabulatet, zbulohet grupi i Gjutës
Prokuroria zbardhi tabulatet telefonike, që zbuluan 7 personat të cilët mendohet se kanë vendosur tritolin në farmacinë e babait të Saimirit. Gazeta Shqiptarja.com dhe televizioni Report TV zbardhën vendimin e plotë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila vendosi të lerë në burg 7 personat si Vladimir Gjuta, Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Baftjar , Kamber , Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta, pasi provat e mbledhura nga prokuroria tregonin se ata kanë organizuar,vendosur dhe aktivizuar tritolet në Tiranë në mëngjesin e datës 10 shkurt 2015. Urdhërin për aktivizimin e tritolit e ka dhënë Vladimir Gjuta, pronari i vilës “Gjuta” ky i fundit i shpallur në kërkim së bashku me nipin e tij Baftjar , i cili rezulton të ketë dalë jashtë shtetit.

27 maj 2015 – Tre të vrarë gjatë vizitës së Vucic
Kryeqyteti u trondit rëndë, mesditën e 27 majit, kur policia përqendrua në vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Tre persona u vranë pas një përplasje me armë në bulevardin “Zogu i parë”. Gerti Koxha, Mentor Lufi (Doçi) si dhe Besnik Sulku, u vranë në një shkëmbim zjarri mes tyre. Shkak për krimin, sipas policisë dyshohet të jetë një histori trafiku droge në Holandë, ku edhe me 6 prill 2015, u vra Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut.

Në atentat u përfshi edhe një italian, Salvatore Leticia, anëtar i Kamorrës napoletane. Besnik Sulku dhe Leticia hapën zjarr Mentor Lufit i cili ishte duke lëvizur me Gerti Goxhajn dhe pas ishin dy nipërit e tij Markelian Doçi dhe Klevis Doçi. Hetimi në Holandë konfirmoi se autorët e dyshuar të krimit ishin dy vëllezërit Doçi, nipërit e Mentor Lufit të cilët vranë Durim Sulkun.

18 qershor – Arrestohet Gjuta
Policia arrestoi në tunelin e Kalimashit, Vladimir Gjutën i njohur si organizatori dhe truri i atentateve ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Tahiri. Gjatë arrestimit, ai pranoi se ishte nisur në Kukës për periudhën e zgjedhjeve ndërsa pohoi se do të dorëzohej vetë por pas periudhës zgjedhore.

Ai ishte maskuar me një palë paruke të zeza. Përballë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ai nuk pranoi në asnjë moment akuzën kryesore që rëndon ndaj tij, vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm më 10 shkurt të këtij viti, si dhe pranë vendit ku parkonte zakonisht veturën ai.

24 qershor
Vritet në Lazarat efektivi Ibrahim Basha
Policia e Shtetit sulmohet me armë të rënda në Lazarat, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA, ku mbeti i vdekur efektivi i Policisë Ibrahim, që ndodhej në një prej furgonëve policisë që po hynin në fshat. Pas ngjarjes, hetuesit identifikuan pikat e sakta nga ku janë sulmuar efektivët e RENEA-s, sulm gjatë të cilit mbeti i vrarë efektivi Ibrahim dhe u plagosur 2 kolegë të tij, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Pak orë pas sulmit, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kreu i Policisë Çako mbërritën në Lazarat.  Si autorë të krimit, ishin identifikuar dy vëllezërit Arbion dhe Albion Aliko, banorë të fshatit, të cilët bashkë dhe së paku 15 persona të tjerë kishin organizuar sulmin. Gjatë hetimeve u konstatuan 10 vatra të shtënash dhe policia ka gjetur mbi 100 gëzhoja plumbash të kalibrave të ndryshëm.

26 qershor  – Arrestohet në Suedi nipi i Gjutës
Kapet në Suedi Baftjar Bruka, nipi i Vladimir Gjutës ku së bashku kanë organizuar vendosjen e tritolit në farmacinë e prindërve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe në afërsi të banesës së tyre. është arrestuar nga agjentët e Interpolit në Suedi, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si i dyshuar për akuzat e “Veprime për qëllime terroriste”, “Shkatërim prone me eksploziv” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

3 korrik 2015
Vritet çifti i turistëve çekë Ana Kosinova dhe Mikael Svatos
Krimi që tronditi turizmin në Theth dhe besimin në Malësi
Dy turistë çekë i vranë mbrëmjen e 3 korrikut dhe më pas u grabitën në zonën e Dukagjinit. Si autor i masakrës u arrestua Sokol Mjacaj nga Dukagjini. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Prekal, ku çifti çek po udhëtonte me një fuoristradë drejt Shkodrës, ndërsa Mjacaj iu drejtoi armën pasi ata e kishin marrë në veturë.

Refuzimit të tyre për t’i dhënë paratë acaroi Mjacajn. Djaloshi me trup të fuqishëm Mikael Svatos, një zjarrfikës në vendin e tij, tentoti t’i merrte automatikun rezultoi fatal. Majcaj vrau në vend atë dhe më pas të dashurën e tij Ana Kosinova dhe më pas.
Mjacaj u arrestua dy ditë pas krimit ndërsa ai pranoi autorësinë.

25 gusht 2015
Trafik droge me avionë
Një grup trafikantësh që transportonte marijuanë nga Shqipëria në Itali me avion është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane. Në pranga kanë përfunduar 14 persona, ku 8 prej tyre u arrestuan në Itali ndërsa 6 në Vlorë.
Mes të arrestuarve është kreu i bandës, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj.  Avioni me drogë ishte marrë me qera për udhëtim turistik nga Vilson Lamaj i cili kishte leje fluturimi për avion sportiv pa pasagjerë.

Personat e ndaluar në Shqipëri:
Neko Bruhamaj, 45 vjeç
Fatos Bruhamaj, 30 vjeç
Fadil Shahaj,  53 vjeç
Igli Shahaj, 22 vjeç
Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç
Vladimir Zanaj, Shef personeli në Vlorë

Në Itali janë arrestuar
Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
Artjon Lamaj, 29 vjeç
Kleo Lamaj, 30 vjeç
Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
Virjon Imeraj, 32 vjeç
Vilson Lamaj, 33 vjeç pilot i avionit.

18 shtator 2015
Vritet specialisti i IKMT-së Milazim Shehu
Milazim Shehu specialist i Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, u godit me thikë në zemër nga kushëriri i tij, Granit Shehu. Autori i krimit e goditi 12 herë me thikë në trup kushëririn e tij ndërsa më pas u largua. Milazim Shehu, 42 vjeç, u masakrua në banesën e tij pasditen e së mërkurës nga djali i djalit të xhaxhait, Granit Shehu, 32 vjeç, dhe nuk arriti të mbërrinte i gjallë në spital. Shkak mendohet të ketë qenë konflikti i 2012-s, kur vrasësit i vranë të atin për motiv pronësie në Golem.

2 tetor 2010
Masakër për drogën në Tiranë
Mbrëmjen e 2 tetorit Tirana u trondit, pas një atentati të ndodhur në mbrëmje pranë një restoranti, pranë lulishtes në bllokun e pallateve 1 Maji në kryeqytet, ndërsa viktimat udhëtonin me një autoveturë BMË seria 5. Në veturë ishin Elvis Gaçaj 40 vjeç drejtues i mjetit që mbeti i plagosuri si dhe Aurora Oskian 30 vjeçe me dhe Kevin Rugova 23 vjeçar, të cilët mbetën të vrarë. Atentatit i shpëtoi një një vajzë me inicialet E.Gj, e cila ndodhej në vendin e pasmë. Konflikti dyshohet se ndodhi si hakmarrje nga autorët pasi Elvis Gaçaj, i kishte keqtrajtuar ndërsa ishin konfliktuar për rrjetet e shpërndarjes së drogës në Tiranë.

2 tetor 2015 – Vrasja e Simon Gjetës
Në orën 18.40 minuta të datës 2 tetor, policia e Shkodrës u njoftua se në fshatin Obot i Ri, Ruzhdi Arishta kishte plagosur me armë kushëririn Besar Sherbela. Në drejtimin e Simon Gjetës, FNSH-ja e Shkodrës, u nisë drejt Obotit. Në fshat, blutë rrethuan banesën e Arishtës, por ai hapi zjarr duke vrarë Simon Gjetën. Drejt Obotit u nis RENEA, dhe për më shumë se 8 orë Arishta kundërshtoi dorëzimin e madje qëllonte drejt RENEA-s. Pas 12 orësh operacion policor, shkëmbim zjarri dhe rezistencë e Arishtës, RENEA në orën 07:10 minuta të mëngjesit 3 tetorit, ekzekutoi Arishtën.

12 nentor 2015
Vritet Enton Nika, në oborrin e bar restorant Muragës në rrugën nacionale Tiranë- Dajt, ndërsa shoku i tij Ismet Gaxheri mbeti i plagosur. Si të dyshuar për krimin, policia identifikoi katër persona ndër të cilët Emiliano Ninën, Ervis Martinajn, Mirsad Kuçanën, Bujar Hasanin dhe Oliver Gjokën. Shkak për këtë konflikt midis grupit të Nikajt e Gaxherit dhe grupit që drejtohej nga Martinaj dhe personave që shoqëronin këtë të fundit ka qenë një borxh i pashlyer prej 200 mijë eurosh.

Të dyshuar për krimin
Ervis Martinaj, 33 vjeç
Emiljano Nina, 20 vjeç
Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç
Bujar Hasani, 32 vjeç
Oliver Gjoka, 29 vjec.

2 dhjetor 2015 – Arrestohet prokurori Giu
Në mesditën e 2 dhjetorit, policia e Tiranës ekzekutoi urdhër arrestit ndaj prokurorit të Krujës Haxhi Giu, i akuzuar për rryshfet në masën e 29 mijë eurove, ndaj Aleks Shorjes, i cili kishte të arrestuar vëllain e tij Paulin Shporin i akuzuar për drogë në Krujë. Giu njihet dhe si prokurori që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit 16 vite më parë. Policia ka thotë se ka sekuestruar shumën prej 29 mijë euro por ato nuk i janë gjetur prokurorit në automjet. Policia tha se janë sekuestruar shuma 29 mijë euro, si provë materiale që Paulin shpori ia kishte dhënë Giut.

3 dhjetor 2015 – Shoku vret biznesmenin në makinë
biznesmeni Arben Hasa 39 vjeç nga fshati Karpën i Maminasit u vra mëngjesin e 3 dhjetorit nga shoku i tij i cili është shpallur në kërkim. Policia gjeti trupin e pajetë të Arben Hasës në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalëzit në rrethin e Durrësit, i cili rezulton të jetë qëlluar me automatik. Si autor të dyshuar për krimin, policia arrestoi shokun e tij Miran Tila, 43 vjeçar.

16 dhjetor 2015 – I kërkuari për vrasje arratiset nga Rinasi
Një shqiptar i deportuar nga Franca, i kërkuar për tentativë vrasjeje, mundi t’i shpëtojë policisë sapo mbërriti në Rinas. Arnolt Canameti 20 vjeç nga Burreli u deportua nga autoritetet franceze bashkë me 20 shqiptarë të tjerë, por në momentin e zbritjes nga avioni për shkak të fluksit të madh ai përfitoi për t’u larguar nga rrethimi i aeroportit “Nënë Tereza”. Në dalje, 20-vjeçarin e kanë pritur me makinë dy persona nga Burreli, Murat Hysa 50 vjeç dhe Ylber Ndoi 29 vjeç – të dy të arrestuar nga policia këtë mëngjes nën akuzën e përkrahjes së autorit për t’u arratisur. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=194625#sthash.3p17YkhU.dpuf