Kreu i KMSH-së uron shqiptarët për muajin e Ramazanit

Kreu i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, z. Skender Bruçaj përmes një mesazhi urimi uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së Muajit të Ramazanit.

Ramazani, – u shpreh Brucaj, është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore.

“Për agjërimin, Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kur’anin Famëlartë, thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj, le ta agjërojë”.
Në këtë muaj Krijuesi i gjithësisë hap dyert e mëshirës për të gjithë besimtaret, të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri. Agjërimi mbart në vete urtësinë, begatinë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë. Destinacioni final i agjërimit është fitimi i kënaqësisë së Krijuesit. Muaji i Ramazanit është muaji i Kur’anit famëlartë. Le të jetë ky muaj i bekuar muaji i përkushtimit drejt njohjes thellësisht të mesazhit hyjnor, i përfaqësimit të vlerave islame.” u shpreh kryetari i KMSH-se.

Sipas fesë islame çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditëve agjërim, muslimanët festojnë Bajramin e Madh.