Kontesha që vizitonte Shqipërinë në vitet 30′

Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka pa ken nje konteshe austriake, nga ato grate energjike, te mbetura pa qellim pas fundit te “belle epoque”, qe vinin verdalle neper skutat e Evropes per te gjetur emocion. Ne vitin 1936, bashke me nje shoqen e saj, ben nje udhetim me makine neper Shqiperi, duke u bere nje prej sensacioneve me te forta te kohes. Dy femra, vajza te reja, qe udhetonin me veture te hapur -gjeja me moderne e kohes-, udheve te zhavorta te Shqiperise post’osmane.

Ngjan si teme per film.
Ne foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, ne nje nga kthesat e Qafe Krrabes. Kjo foto qe ka sherbyer edhe si kopertine per librin e kujtomeve te saj, eshte nje prej me te bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzes se re qe sheh per se larti dhe plakut shqiptar te ngrire perdhe ne te shkuaren e vet.