Knut Fleckenstein apel Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein  ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Në analizën e tij Fleckenstein thekson se BE duhet të nxisë strategjinë e saj për zgjerim, ku pjesë e saj të bëhet dhe Ballkani Perëndimor.
“BE ka nevojë për strategji aktive të zgjerimit.  Të nxitet procesi i anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Fleckenastain.
Gjithashtu ai ju ka bërë apel vende të Ballkanit Perëndimor që të vijojnë vrullin e reformave nëse duan të jenë pjesë e BE-së. Sipas tij shtete e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe ne çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria.
“Ballkani Perëndimor të ruajë vrullin e reformave. Shqipëria shembulli që BE e përkrahu për reformën. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e BE-së”, ka përfunduar artikullin e tij me titull “Pse duhet zgjerimi”.