KINEMA – DiCaprio fiton çmimin e aktorit më të mirë në SAG Awards

Aktori amerikan, Leonardo DiCaprio fitoi dje në mbrëmje çmimin si aktori më i mirë në Screen Actors Guild Award në kategorinë aktori më i mirë në rol kryesor.

DiCaprio fitoi statuetën e Screen Actor Guild Award për herë të parë pas nëntë kandidimeve, për performacën e tij në filmin dramatik ”The Revenant” (”I kthyeri”).

Aktori falenderoi prindërit e tij për marrjen e këtij çmimi.

”Falenderoj prindërit e mi për durimin e treguar për një 13-vjeçar pak të bezdisshëm si unë, por ambicioz, i cili çdo ditë pasi mbaronte shkollën kërkonte të shkonte në audicione”.