Këto çrregullime të lëkurës shfaqen më së shpeshti

Ju sjell informacione për shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Aknet janë një çrregullim shumë i zakonshëm i lëkurës. Më së shpeshti shfaqen në fytyrë, qafë, krahë dhe shpinë. Dhe vijnë në shumë forma.

Ekzema është një çrregullim kronik i lëkurës i cili shfaqet tek njerëzit e të gjitha moshave. Shfaqet përmes kruarjes dhe lëndimit.

Kanceri i lëkurës është më i shpeshti nga të gjithë llojet e kancerëve në botë. Mund të dëmtojë secilën pjesë të trupit, dhe vjen si rezultat i ekspozimit të tepërt në diell, transmeton lajmi.net

Psoriasis është një çrregullim kronik dhe gjenetik i lëkurës. Dëmton edhe lëkurën edhe nyjet e personit i cili e ka këtë çrregullim.

Lythat janë të shëmtuar dhe ju bën të ndiheni me turp që i keni ata. Ata zakonisht shkaktohen nga një infeksion i quajtur virusi papilloma (HPV).