Këtë pije duhet pirë çdo mëngjes!

Përzierja e uthullës së mollës dhe mjaltit, është ‘pija magjike e vërtetë’ për shëndetin. Ja për çka është i mirë. Mjalti me qindra vite përdoret për shërimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidues dhe ka veprime anti-inflamatore.

Ky ushqim përdoret për zbutjen e dhimbjeve në fyt, kundër thartirës në lukth, etj, transmeton Zeri.info. Ndërsa uthulla e mollës përdoret për problemeve digjestive, ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe zbut dhimbjet në nyje.

Këto janë efektet kur mjalti dhe uthulla e mollës përdoren ndaras, ndërsa kur këto dy ushqime përzihen bashkë, efektet janë dyfish më të mira. Pra, përziejeni një lugë të uthullës së mollës, një lugë mjaltë dhe një gotë ujë dhe këtë lëng e pini çdo mëngjes në stomak të zbrazët, 20 deri 30 minuta para ngrënies së mëngjesit.

Ekspertët thonë se kjo pije zbut dhimbjet në nyje, ndihmon tek ndezjet e ndryshme, ndaj thartirës në lukth, tek problemet me tretjen dhe tek infeksionet. Po ashtu, konsumimi i rregullt i kësaj pijeje, rrit nivelin e energjisë, rregullon hipertensionin, është e mirë për parandalimin e sëmundjeve të lëkurës, aromës së keqe të gojës dhe peshës së tepërt, shkruan më tej zeri.info. Arsyeja pse kjo përzierje është aq e mirë, është për faktin se të dy përbërësit, mjalti dhe uthulla e mollës, bëhen alkal në trup, çka do të thotë se e rrisin nivelin e vlerës pH, rrisin rezistencën e trupit ndaj baktereve dhe sëmundjeve.

Rritja e vlerës pH, është posaçërisht e rëndësishme kur sistemi imun është i dobët apo kur konsumohet tepër shumë ushqim i përpunuar. Por duhet ta keni parasysh se nuk duhet pirë tepër shumë lëng të tillë, jo më shumë se një filxhan në ditë, sepse mund të ndikoj në dendësinë e eshtrave dhe të zvogëloj nivelin e kaliumit.

Edhe personat me diabet dhe ata që përdorin disa ilaçe për sëmundje të zemrës, nuk duhet ta pinë këtë pije pa konsultim me mjekun.