Këshilla mode/ Si të visheni këtë dimër (foto)

Hiqni dorë nga kombinimet klasike të modës dhe këtë dimër provoni diçka më ndryshe…

Nuk ka gjë më mirë se planifikimi i “outfit”-it të parë (apo më shumë syresh!), të cilat do të vishni në sezonin e ri, transmeton Telegrafi.

Mirëpo në vend që të praktikoni kombinimin e vjetër, përse këtë dimër të mos provoni diçka më ndryshe?

Në vijim ju kemi përgatitur shtatë truke stili të thjeshtë, të cilat me siguri AKOMA nuk i keni provuar, mirëpo na besoni – do t’i vishni tërë sezonin!

1. Mbi xhemperin e dimrit vëreni në bel një rrip

2. Me shall ose maramë mbështilleni fytin

3. Zgjidhni xhinse që kanë këmbë të gjera

4. Vishni pallton sipër xhaketës apo xhemperit me fyt

5. Vini në pah xhinset tuaja të shqyera me gete ngjyrash të ndryshme

6. Nën xhaketë dhe xhemper vishni fanellë apo këmishë ekstra të gjatë

7. Për të krijuar një përshtypje sa më të mirë, hidheni pallton mbi xhaketë apo sako.