Keni parë ndonjëherë tornado në Sarandë?

Gjatë ditës së sotme qyteti i Sarandës është përfshirë nga një rrebesh shiu dhe ere. Ndërkohë që pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e qytetit jugor kanë realizuar video dhe foto të cilat tregojnë pamje të ngjashme me ato të një tornadoje.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites qarkullimi në Llogara është bërë i vështirë për shkak të mjegulles dhe reshjeve.